E premte, 20 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Prostitucion në Fier, arrestohen dy shtetase
Lajme

Prostitucion në Fier, arrestohen dy shtetase

Dy shtetase kineze janë arrestuar në Fier, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një ambient që e kishin marrë me qira në qytet.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “ESKOR-GIRIS-5”, në pranga kanë rënë dy gratë, përkatësisht 52 dhe 47 vjeçe. Sipas hetimeve paraprake, ato kishin marrë me qira një lokal, të cilin e përdornin për ushtrimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Ndërkohë, tre shtetas të tjerë, me inicialet M. A., K. P. dhe Xh. S., janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohen për përfshirje në këtë veprimtari.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar gjashtë telefona celularë, 300 euro dhe 35 mijë lekë, që do të shërbejnë si prova materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.