E premte, 20 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rriten kuotat për pranimin në Policinë e Shtetit, nga 300 në 500 vende për Patrullën e Përgjithshme

Policia e Shtetit ka shtuar me 200 vende kuotat e pranimit për programin e Patrullës së Përgjithshme në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, duke i çuar ato nga 300 në 500.

Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas kërkesave të shumta të të rinjve dhe të rejave që kanë arritur rezultate të larta në katër fazat e para të konkurrimit.

Policia e Shtetit: Rriten kuotat e pranimit për programin e Patrullës së Përgjithshme në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, nga 300 në 500 vende.

Në përgjigje të kërkesave të shumta të adresuara nga të rinjtë dhe të rejat, të cilët kanë arritur rezultate të larta në katër fazat e para të konkurrimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrin për shtimin e 200 vendeve të tjera për ndjekjen e programit të studimeve në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë.

Reklamë

Kandidatët që përfitojnë nga kjo rritje kuotash do të vijojnë procesin e verifikimit të besueshmërisë, e cila është faza e fundit përpara hartimit të listës përfundimtare të fituesve.

Policia e Shtetit e ka prioritet rinovimin dhe fuqizimin e burimeve njerëzore, duke afruar në radhët e saj të rinj e të reja me përgatitje, integritet dhe motivim për t’iu shërbyer qytetarëve dhe për të ndërtuar një polici gjithnjë e më profesionale. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.