E premte, 20 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Këngëtari i famshëm në zi, ndan momentin prekës nga shtrati i të atit: Përqafimi i fundit

Këngëtari i njohur amerikan Bruno Mars ka humbur babanë e tij, Peter Hernandez, në moshën 74-vjeçare. Artisti ka ndarë lajmin e trishtë përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar disa fotografi me të atin dhe i ka kushtuar një mesazh prekës.

“Javën e kaluar pata mundësinë ta përqafoja babanë për herë të fundit”, shkruan këngëtari, duke kujtuar lidhjen e veçantë që kishte me të.

Bruno Mars e cilësoi të atin si njeriun që i kishte mësuar gjithçka, veçanërisht për muzikën. Ai tregoi se Peter Hernandez kishte rritur së bashku me bashkëshorten gjashtë fëmijët e tyre dhe kishte qenë një figurë shumë e rëndësishme në jetën e tij.

Reklamë

“Javën e kaluar pata mundësinë ta përqafoja babanë tim për herë të fundit. Kushdo që më ka dëgjuar të flas për të, e di se gjithmonë kam thënë që ai është njeriu që më ka mësuar gjithçka që di, veçanërisht kur bëhet fjalë për muzikën.

Ai rriti katër motrat e mia të mrekullueshme, vëllain tim dhe mua. Në sytë e mi, ai ishte babai më i mirë në botë dhe do të më mungojë çdo ditë, derisa të takohemi përsëri.

Të dua, babi! Përqafoje mamin atje lart për mua.”, shkruan këngëtari krah fotove.

3 foto

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.