Me vendim të gjykatës, aktet do t’i përcillen Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila është kompetente për shqyrtimin e mëtejshëm të çështjes.
Prej disa ditësh prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë dhe e depozitoi në SPAK pasi janë gjetur elementë funksionimi si grup i strukturuar kriminal, ndërkohë që gjatë hetimit kanë lindur dyshime se janë të përfshirë në skemën e vjedhjes edhe ish-zyrtarë që sot kanë imunitet parlamentar.
Moskompetenca nga ana e Prokurorisë së Durrësit është ngritur për shkak të subjektit dhe veprës penale, sipas nenit 75/a, germat b dhe c të Kodit të Procedurës Penale. Pra referimi i është bërë SPAK-ut me argumentet se duhet të vlerësonte nëse jemi përpara grupit të strukturuar kriminal dhe nëse zyrtarët e lartë të dyshuar janë të përfshirë apo jo. Dosja deri më tani është hetuar nga prokurori Gazmend Frëngu i Prokurorisë së Durrësit.
Skandali i vjedhjes në Postën e Durrësit shpërtheu në muajin korrik, kur u arrestua drejtoresha e atëhershme në detyrë, Elisabeta Mataj e akuzuar se se në bashkëpunim me vartësit përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak.
Vetëm dy muaj më pas ajo u la në arrest shtëpie, ku ndodhet edhe aktualisht. Në arrest shtëpie janë edhe ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.
© SYRI.net
Vlorë/ Prokuroria konfiskon 16 mln euro pasuri tek ‘Uji i Ftohtë’, u përfituan me falsifikime nga një person i dënuar
Reshjet e shiut bllokojnë fshatrat në Pukë/ Kalivarja dhe Kuzhneni pa rrugë, izolohen edhe disa lagje
Prej 20 vitesh pa rikonstruksion, rruga Lushnjë-Ballagat-Peqin kthehet në ferr për drejtuesit e mjeteve