Një incident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lagjen nr. 1 në Durrës, ku nga katet e larta të një pallati janë shkëputur disa pllaka dekorative të fasadës.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po monitorojnë gjendjen e pllakave të tjera dekorative për të shmangur rrezikun e shkëputjes së tyre.
Administratori i pallatit, Flamur Balaj, thotë se situata kërkon ndërhyrje dhe mbështetje financiare nga Bashkia e Durrësit. Sipas tij, nevojitet një fond për të mundësuar riparimin e fasadës dhe eliminimin e rrezikut për banorët dhe kalimtarët.
“Duhet vendosja e skelave. Bashkia duhet të marrë masa, të krijohet një fond i përbashkët, por kjo çështje duhet të zgjidhet. U bëj thirrje institucioneve të veprojnë dhe të bashkëpunojnë për të parandaluar një rrezikshmëri të lartë.”- shprehet administratori.
Ndërkohë, monitorimi i objektit vijon për të vlerësuar gjendjen e fasadës dhe rrezikun e mundshëm.









Komente
Komento