Lajme pozitive në kampin e Milanit në prag të sfidës së së dielës ndaj Frosinones. Portieri Mike Maignan është rikthyer në stërvitje pa shqetësime, pasi ekzaminimet përjashtuan një dëmtim serioz në ijë. Gjithashtu, në dispozicion të trajnerit Ruben Amorim do të jetë edhe mbrojtësi Pavlovic, i cili ka kaluar problemin shëndetësor me veshkën. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht tri pikët për të mos humbur kontaktin me kreun e renditjes.
Ndërkohë, krahas kampionatit, drejtuesit e Milanit po studiojnë edhe merkaton e ardhshme, ku piketojnë një përforcim të mundshëm për repartin ofensiv. Sulmuesi portugez Gonçalo Ramos deri tani nuk ka bindur, teksa ka rritur të realizojë vetëm 2 gola në 11 ndeshjet e para në Serie A, duke qenë larg pritshmërive të prag nisjes së sezonit, aty kur Milan shpenzoi plotë 74 mln euro nga PSG.
Sipas mediave italiane, në listën e dëshirave ka përfunduar sulmuesi i Stuttgartit, Ermedin Demirovic. Futbollisti boshnjak ka realizuar nëntë gola këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen edhe të disa klubeve të Premier League. Demirovic shihet si një alternativë për Gonçalo Ramos, por falë fleksibilitetit taktik mund të luajë edhe përkrah portugezit. Milani po shqyrton mundësinë e një transferimi që në merkaton e janarit.
