Kryesore

Ironia/ “Unë dhe Edi nuk dimë gjë, i ka bërë Belinda me kokën e saj”!

10:59 - 20.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Mentor Kikia

Unë dhe Edi nuk dimë gjë, i ka bërë Belinda me kokën e saj!

Po përpiqesha të kuptoja Elisa Spiropalin, nga ato që tha mbrëmë në Top Channel.

Nuk gjeta argument tjetër, veçse ta krahasoja me historinë e Pal Vatës.

Për më të rinjtë: Pali ishte babai i Shkurte Vatës, një adoleshente nga Puka, të cilën e zuri dheu teksa punonte në hekurudhën Rrogozhinë–Lushnjë, në 1967, ku humbi jetën.

Regjimi e shpalli heroinë, ndërsa Pali bridhte ndërmarrje më ndërmarrje si babai i heroinës dhe bënte propagandë për Partinë.

Në vitet 1980-1981, kur u tufëzuan bagëtitë dhe në fshat pllakosi zia e ushqimit, e pyetën Palin në një fshat:

– O shoku Pal, po pse na i morët bagëtitë? Na i latë fëmijët thatë!

– Unë dhe Enveri nuk dimë gjë. Këtë do e ketë bërë Mehmeti me kokën e vet!

Elisa Spiropalit dukej të kishte hyrë në një rol të vështirë, për t’ia faturuar «tufëzimin e bagëtive» Belindës, sepse sipas saj Edi “nuk dinte gjë”.

Për shembull, edhe Portin e Durrësit, Alabarit ia kishte dhënë Belinda me kokën e saj. Elisa dhe Edi “nuk kishin gisht”!

Sipas Elisës, gabimi i vetëm që ka bërë dhe po bën Edi është se mbron Belindën.

Ajo që nuk kuptohet deri tani është se, Elisa thjeshtë po hakmerret ndaj Belindës, apo është ngarkuar me mision.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.