‘Ujësjellësi pa ujë’ në Klos/ Kreu i PD nxjerr pamjet: U bë 2 vite më parë, por s’ka furnizuar asnjëherë banorët

‘Ujësjellësi pa ujë’ në Klos/ Kreu i PD nxjerr pamjet: U bë 2 vite më parë, por s’ka furnizuar asnjëherë banorët

10:53, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së, Artur Elezi, ka publikuar në Facebook video dhe fotografi nga ujësjellësi në fshatin Xibër Hanë, ku pretendohet se investimi i përfunduar pothuajse dy vite më parë nuk ka furnizuar asnjëherë banorët me ujë.

Në pamjet e publikuara nga Elezi dallohet se rrjedha e lumit ka marrë përpara tubacionet e vendosura për grumbullimin e ujit nga burimet, duke lënë të dëmtuar veprën marrëse të ujësjellësit.

Elezi ngre pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve dhe funksionalitetin e këtij investimi, duke e cilësuar si një tjetër shembull të projekteve të Rilindjes që përfundojnë pa u vënë në shërbim të qytetarëve. Ai e krahason rastin me inceneratorët e Tiranës dhe ironizon premtimet e qeverisë për integrimin europian.

Postimi i plotë:

Për disa miq që më shkruanin në privat dhe më pyesnin se ku është ai ujësjellës që është bërë dhe nuk ka ujë se po na habit . (Për skeptikët)

Po ju nis këtë video dhe foto që bëmë tani në veprën marrëse të "ujësjellësit pa ujë" nga fshati Xibër Hane, i bërë pothuajse 2 vite më parë.

Këto tuba që shikoni në video  janë tubat që gjoja grumbullojnë ujin nga disa burime për ta mbledhur në ujësjellësin kryesorë, por që u zbuluar shiun e parë që ka rënë.

Kur të shkoni në çezmat e banorëve dhe ti pyesni a ju ka ardhur ndonjëherë ujë nga ujësjellësi i ri, do ta merrni përgjigjen dhe do habiteni.

Kjo ngjan me djegësit e Tiranës që nuk ekzistuan kurrë.

O miq, ky është standardi i punimeve të Rilindjes.

Drejt Europës me kapitujt e Ramës tak e tak

Me tendera që firmos fap e fap

Nuk keni parë gjë akoma ka thënë "gjatoshi"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco