FSHF nuk i kursen gjobat, e pësojnë Vllaznia, Skënderbeu dhe Flamurtari Bisedimet mes Napolit dhe PSV Eindhoven për Kevin De Bruyne është shndërruar në një betejë të vërtetë. Në orët e kaluara, e përditshmja La Gazzetta dello Sport, foli për një kërkesë të Napolit prej 7 milionë euro për të lejuar largimin e mesfushorin belg.
Por përgjigjja e PSV Eindhoven ishte e menjëhershme dhe e qartë; klubi holandez nuk do ta shpenzojë këtë shifër. Ai që e konfirmoi këtë është Rik Elfrink i ‘Eindhovens Dagblad’, sipas të cilit Napoli po testonte soliditetin financiar të PSV. Pika kyçe është mosha e futbollistit; është 35 vjrç dhe vlera e tij në merkato është e destinuar të reduktohet në mënyrë drastike dhe te skuadra holandeze ajo do të shkonte drejt zeros. Pagesa në këtë moment e 7 milionë eurove do të thoshte përballim i një amortizimi të rëndë në vitet e ardhshme të cilit i bashkohet edhe një pagë faraonike për standardet e klubit.
Holandezët ishin nisur nga një propozim prej 2 milionë euro që iu bë Napolit duke krijuar një diferencë prej 5 milionë eurosh mes kërkesës dhe ofertës. Megjithatë, sipas ‘De Telegraaf’, PSV Eindhoven ka një as nën mëngë; vullnetin e vetë futbollistit për t’u larguar nga Napoli që në sesionin e merkatos dimërore.
Ato që peshojnë më shumë në këtë pikë janë edhe arsyet familjare; De bruyne dëshiron të kthehet në Limburg në Belgjikë edhe për t’i garantuar qetësinë fëmijëve dhe vazhdimin e shkollës. Sipas Elfrink, për ta arritur këtë ai është gati të pranojë reduktimin e ndjeshme të pagës.
Por ‘De Telegraaf’ paralajmëron PSV Eindhoven për bisedime të komplikuara me Napolin, me klubin italian që historikisht ka qenë një kockë e fortë në merkato. Me kontratën në skadencë në qershor të 2027(dhe opsionin për rinovimin që nuk do të aktivizohet), De Bruyne mbetet në qendër të ndërthurjes në merkato mes Napolit dhe Eindhovenit; Allegri dëshiron ta mbajë, por ndeshja e shahut e të ardhmes së tij sapo ka nisur.
Top Channel