Rinovimi i Thuram “ngec” te bonuset, kontrata e re ngre pikëpyetje tek Interi
Rinovimi i kontratës së Marcus Thuram duket më i komplikuar nga sa ishte parashikuar. Kontrata aktuale skadon në qershor të 2028-ës, kur sulmuesi i Interit do të jetë 31 vjeç, çka e bën klubin që ta kënaqë me një rritje në raport me 6 milionë eurot që ai merr aktualisht.
Politika e Oaktree parashikon një bazë fikse, së cilës i shtohen një pjesë bonusesh individualë apo si skuadër, që lejojnë rritjen e shifrës që përfiton lojtari.
Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Thuram ndaj kësaj hipoteze. Ai ka kluazolën prej 85 milionë eurosh, që mban larg çdo interlokutor që mund të mendojë për ta transferuar nga Milano zikaltër.
Sulmuesi francez e ka nisur mirë sezonin, por Interi mund të besojë te Pio Esposito, i cili po merr hapësirë falë golave që po shënon. Dhe të sakrifikohet Thuram, nëse palët nuk gjejnë akordin, nuk do të ishte një dramë.
Trajneri Chivu mund të marrë frymë lirisht sa i takon sulmit, sepse pas 40 ditësh jashtë, të dielën në Bergamo do të rishihet më në fund Lautaro Martinez. Me shumë mundësi, jo nga minuta e parë. Interi pritet të luajë me dyshen Pio-Thuram.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



