Futbollisti i Zurichut, Selmin Hoxha, i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka vendosur që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën.
Edhe pse kishte mundësi të përfaqësonte Zvicrën, Shqipërinë ose Bosnjë e Hercegovinën, 23-vjeçari tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij për “Dardanët”.
Të lidhura
None found
Grumbullimi i tij i parë me kombëtaren e Kosovës pritet të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm, kur ai mund të debutojë zyrtarisht me ekipin përfaqësues.
Kontaktin e parë me Federatën e Futbollit të Kosovës Hoxha e kishte realizuar në muajin mars, por nuk arriti t’i bashkohej grumbullimit për shkak të problemeve shëndetësore.
Gjatë këtij sezoni, ai ka zhvilluar paraqitje pozitive në kampionatin zviceran, duke kontribuar me 1 gol dhe 2 asistime.
Hoxha u formua si lojtar në akademinë e Zurichut, ndërsa në ekipin e parë të këtij klubi bën pjesë që nga viti 2022.
Në grupmoshat e reja, ai ka luajtur për Zvicrën dhe ka regjistruar 3 ndeshje me ekipin U20, ndërsa prindërit e tij vijnë nga fshati Restelicë i Komunës së Dragashit në Kosovë.






