Te Cheslea me sytë nga merkato e janarit, Alonso, i hapur për të afruar një tjetër mesfushor

20 Nëntor 2026
11:38
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, ka deklaruar se mbetet i hapur për të afruar një tjetër mesfushor në merkaton e janarit.

Ky vendim i trajnerit spanjoll vjen pas largimit të Enzo Fernandez në verë dhe dështimit të marrëveshjes në ditën e fundit të merkatos për Lamine Camara, që luan me Monaco.

Chelsea është e interesuar edhe për Alex Scott, që luan me Bournemouth dhe besohet se ka një avantazh financiar ndaj klubeve të tjera në garën për të siguruar shërbimet e lojtarit anglez.

Megjithatë, ai nuk është objektivi i vetëm i Chelsea. Përmirësimi i Romeo Lavia javët e ardhshme mund të zbehë nevojën urgjente për të përforcuar repartin e mesfushës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit