Ndonjëherë kur grinden dy vetë, fiton një i tretë. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, për vendin e zëvendësit të Gonçalo Ramos, Milani po vlerëson me vëmendje edhe profilin e Ermedin Demirovic.

Sulmuesi i Stuttgartit po ngjit shkallët e hierarkisë në mendimet e drejtuesve kuqezinj sidomos për shkak të komplikacioneve që sjellin kostot e larta të pistave që të çojnë te Tresoldi dhe Endrick.

Boshnjaku gëzon vlerësimin e Markus Krösche, Drejtorin e ri Teknik të klubit qe e vlerëson dhe që e ndjek prej kohësh.  Synimi është që ai të përfshihet në skuadër si alternativë e besueshme Gonçalo Ramos pa e minimizuar portugezin, që mbetet investimi më i kushtueshëm në historinë e Milanit.

Impakti i Demirovic me fanellën e Stuttgart konfirmohet nga shifrat e tij; 9 gola në këtë sezon, nga të cilat 5 në 9 ndeshje të kampionatit dhe 4 në 4 ndeshje të Ligës së Kampioneve. Statistika që vërtetojnë rritjen e dukshme të lojtarit dhe që kanë ndezur interesin edhe të disa klubeve të Premier League.

Demirovic ka me klubin gjerman një kontratë që skadon në 2028 dhe në mungesë të marrëveshjeje për rinovimin, situata mund të lehtësojë tratativat që në merkaton e janarit. Në planin taktik, futbollisti i lindur në Gjermani por me kombësi boshnjake, garanton fleksibilitet të madh; mund të veprojë pa probleme si sulmues i dytë ashtu edhe sulmues krahu, një aftësi që pëlqehet nga Amorim pasi i jep mundësinë që ta aktivizojë jo vetëm si zvëndës së Gonçalo Ramos, por edhe përkrah portugezit.

Top Channel