Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, ka zhvilluar një takim zyrtar në Athinë me homologun grek, Gjeneral Brigade Ioannis Dimitrakopoulos, në praninë e përfaqësuesve të OSBE-së.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit institucional mes dy vendeve dhe konkretizimi i një marrëveshjeje dypalëshe ndërmjet agjencive homologe.
Bashkëpunimi synon parandalimin, identifikimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, si dhe rritjen e integritetit dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit në strukturat ligjzbatuese.
Takimi në Athinë vjen në kuadër të angazhimeve për zgjerimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe greke në fushën e mbikëqyrjes policore.
