Prokuroria ka thirrur më 25 nëntor Erion Vishkullin, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
I riu u godit me plumb gome në sy, duke pësuar dëmtime që i shkaktuan probleme me shikimin. Për shkak të gjendjes shëndetësore, Vishkulli u transportua në Itali, ku iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale.