Këtë të premte është zhvilluar në Apelin e GJKKO-së seanca për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkonte shfuqizimim e vendimit të pezullimit të afateve të paraburgimit nga data 1 tetor deri në datën 15 tetor.

Afatet e paraburgimit për ish-Presidentin ishin pezulluar, pas dështimit të seancave gjyqësore, për shkak të bojkotit të avokatëve kundër rregullores së re censuruese të GJKKO-së.

Meta ka qënë i pranishëm në seancat e zhvilluara për dosjen në ngarkim të tij dhe ka pretenduar se nuk ka qenë faji i tij për dështimin e seancave për shkak të bojkotit, ndërkohë që ai ka pranuar të vijojë pa avokat.

Apeli i GJKKO-së ka shtyrë vendimin për në datën 25 nëntor, në orën 8:50.

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë