Unë jam Edi Rama! Më jep 1 milion euro ose…”/ Si u përpoq 25-vjeçari Albi Muça të mashtronte sipërmarrësin, zbulohet mekanizmi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri 25 vjeç, i cili akuzohet se u përpoq të përfitonte 1 milion euro nga një sipërmarrës, duke u shtirur si kryeministri Edi Rama në platformat e komunikimit online.

Personi i ndaluar është Albi Muça. Sipas informacioneve paraprake, ai i kishte dërguar mesazhe një ndërtuesi në aplikacionin Signal, duke marrë identitetin e kreut të qeverisë dhe duke i kërkuar atij shumën prej 1 milion eurosh. Në bisedat me biznesmenin, i riu i kishte bërë të ditur se do të dërgonte dikë tjetër për të tërhequr shumën monetare.

Të lidhura

None found

54-vjeçari, i cili dyshoi se mund të ishte viktimë e një skeme mashtruese, e denoncoi çështjen në polici. Pas kryerjes së hetimeve paraprake dhe përdorimit të teknikave speciale, autoritetet organizuan operacionin e koduar “Request” dhe ndërhynë pikërisht në çastin kur 25-vjeçari po merrte paratë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi u realizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë penale edhe persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje ose në skema të ngjashme me të njëjtin mekanizëm kriminal.


Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet giriş