Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar paraditen e 17 nëntorit në Tiranë.
Bëhet fjalë për Miklovan Arapin, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi u krye në kryeqytet në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare.
41-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për ekzekutimin e dënimit të dhënë nga gjykata në Romë.













