Milan Radoicicit iu mbyll një derë për t`i shpëtuar drejtësisë: Autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës kanë vendosur t`i ndalojnë hyrjen në vend të dyshuarit për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës 24 shtatorin e vitit 2023. Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Radio Evropa e Lirë, vendimi është marrë pasi Radoiçic është cilësuar kërcënim për sigurinë kombëtare