Betohen 16 ekspertë të rinj gjyqësorë në Kosovë, Gërvalla: Paanshmëria dhe integriteti, detyrime të pandashme

Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka licencuar 16 ekspertë gjyqësorë, të cilët tashmë u shtohen profesionistëve që ndihmojnë në funksionimin dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë.

Sipas njoftimit të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, këta ekspertë janë betuar sot në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.

Të lidhura

None found

Me dhënien e betimit, ata kanë marrë zyrtarisht përgjegjësitë e parashikuara me ligj për ushtrimin e profesionit të ekspertit gjyqësor.

Gërvalla vuri në dukje rëndësinë e këtij profesioni për administrimin e drejtësisë, duke nënvizuar peshën që mbart çdo ekspertizë dhe domosdoshmërinë e paanshmërisë në këtë proces.

“Në drejtësi, çdo fakt ka peshë. Çdo ekspertizë mbart përgjegjësi. Prandaj, pavarësia, paanshmëria dhe integriteti i ekspertit nuk janë çështje zgjedhjeje, por detyrim i patjetërsueshëm”, ka deklaruar ajo.

Ministrja u uroi suksese ekspertëve të rinj në kryerjen e detyrës dhe shprehu besimin se ata do të vënë dijen, përvojën dhe përgjegjësinë profesionale në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.


Shtuar më 20.11.2026 12:32

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş