E kanosi me pistoletë për t’i marrë 600 mijë lekë borxh, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet edhe babai
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 31-vjeçar për t’i marrë 600 mijë lekë, shumë që pretendonte se i kishte borxh.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Pretendimi”, të zhvilluar nga Komisariati Nr. 3, u arrestua shtetasi D. D., 20 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu sekuestruan një pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer kanosja, municion luftarak dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Për të njëjtin rast është proceduar penalisht edhe babai i të riut, 45 vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar me fjalë 31-vjeçarin, për të njëjtin motiv.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




