Luciano Spalletti njihet për pasionin e tij për inovacionin, një qasje që ai padyshim e preferon kur ka në dispozicion burime të bollshme. Megjithatë, ndonjëherë ai detyrohet të tregohet krijues për të menaxhuar situata emergjente.
Me ekipin e Juventus këtë sezon atij i është dashur të mendojë jashtë kornizave tradicionale për të gjetur ekuilibrin e duhur, duke pasur parasysh numrin e madh të dëmtimeve që kanë goditur rëndë skuadrën.
Edhe pse disa mungesa mbeten një problem i madh dhe i vështirë për t’u përballuar, veçanërisht ato afatgjata, trajneri tashmë e ka sërish në dispozicion Conceiçao. Gjithashtu, duket se ai ka ndërmend t’i besojë Ekhator, ndoshta si zëvendësues gjatë lojë, pasi ai aktualisht është i vetmi sulmues qendror “i mirëfilltë” në radhët e bardhezinjve.
Për ndeshjen e ardhshme kundër Venezia, ai ka disa opsione për rolet e sulmuesve anësorë. Kështu, për Alajbegovic e Zhegrova, ai ka në dispozicion edhe Conceiçao, Boga dhe Kolo Muani, i cili duket se e ka gjetur vendin e tij në krahun e majtë.
Përdorimi i dy sulmuesve anësorë është bërë një zgjedhje mjaft e konsoliduar. Nëse Kolo zhvendoset në krah, roli i sulmuesit qendror do t’i besohet njërit prej dy lojtarëve: Woltemade ose Ekhator (njëri titullar e tjetri në stol).
Sistemi përfshin dy sulmues anësorë, të aftë për të luajtur si në vijën anësore, ashtu edhe në zonën e mesfushës sulmuese, duke mbështetur një sulmues të vetëm në qendër.
Lëvizjet e McKennie si dhe mbështetja që Douglas Luiz i jep fazës sulmuese, do të jenë vendimtare. Në thelb, edhe kur i duhet të ndërhyjë te stoli gjatë ndeshjes, trajneri Spalletti ka në dispozicion një arsenal të pasur zgjedhjesh.







