Vendi
Protesta në Tiranë, procedohen 3 persona, gjobiten 20 të tjerë
Tre persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës për veprime të kundërligjshme gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.
Policia bën me dije se, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, janë identifikuar dhe proceduar tre shtetas, të dyshuar për shkelje gjatë tubimit.
Ndërkohë, gjatë 48 orëve të fundit janë plotësuar 29 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026.
Materialet procedurale për tre personat e proceduar i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




