Detaje të reja janë zbardhur nga takimi i zhvilluar këtë mëngjes në Kryeministri, ku kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Mbledhja nisi rreth orës 08:00 dhe zgjati afërsisht një orë. Në fokus të diskutimeve ishte nisma “Prania Besnike”, ndërsa një tjetër çështje e trajtuar ishte përgatitja për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 9 maj.
Gjatë takimit, Rama ka kërkuar mobilizimin e strukturave socialiste, duke theksuar rëndësinë e vijimit të takimeve me qytetarët. Kreu i qeverisë u ka kërkuar përfaqësuesve të PS-së që të mos e humbin vëmendjen nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe adresimi i shqetësimeve të tyre.
Takimi vjen në kuadër të organizimit të strukturave të Partisë Socialiste dhe përgatitjeve për procesin e ardhshëm zgjedhor.

