‘Po ligjëroni terrorin dhe dhunën shtetërore’/ Blushi: Shkelni Kushtetutën, dhunoni të rinjtë dhe kërkoni t’i survejoni

13:08, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza ndaj mazhorancës gjatë mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Ligjore, duke deklaruar se nisma ligjore e qeverisë shkel një sërë nenesh të Kushtetutës dhe synon të ligjërojë terrorin dhe dhunën shtetërore.

Blushi akuzoi Policinë e Shtetit për dhunë dhe ndalime të paligjshme ndaj studentëve dhe gjimnazistëve, duke u shprehur se të rinjtë merren nga rruga, dërgohen në komisariate dhe dhunohen fizikisht.

Ai solli në vëmendje edhe rastin e Eneas në Spitalin e Traumës, duke pretenduar se punonjës policie pa uniformë e kishin kërcënuar për të ndryshuar dëshminë.

Bludhi tha se përmes kësaj nisme mazhoranca kërkon të cenojë liritë kushtetuese dhe t'i hapë rrugë survejimit të të rinjve, duke kontrolluar telefonat, emailet dhe llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Fjala e tij:

Së Pari, Z. Kryetar, dua t’ju kujtoj që një nga funksionet e këtij Komisioni është që cdo akt ta shqyrtojë në raport me Kushtetutën.

Është një cështje që nuk mund të kufizohet te ekonomia e kohës së këtij Komisioni, se nuk besoj se ka axhendë më të rëndësishme ky komision se sa kryeaxhenda që ka sot Shqipëria që është protesta e studentëve.

Së pari, në raport me Kushtetutën, ky akt shkel 13 nene të Kushtetutës.

Dhe meqënëse Kryetari nuk ka patur kohë ta lexojë dhe Kushtetutën, as ju Z. Zv. Ministër, unë po e filloj nga neni 2.

- Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i Përket popullit, e shkel ky akt.

-Neni 15 i Kushtetutës, Të Drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme dhe të padhunueshme, ju i keni dhunuar në mënyrën me flagrante me shkopinj gome, me gaz, me terror, me dhunë.

Gjithashtu, neni 15, që ju e shkelni, organet e Kushtetutës gjithmonë, organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet t'i respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ky ligj shkel nenin 18 të Kushtetutës. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkak edhe të bindjeve politike, çka ju po e bëni me këtë akt. 

Ky akt gjithashtu shkel nenin 24 të Kushtetutës, pika 3.

Askush nuk mund të ndalohet dhe as të detyrohet të marrë pjesë në një bashkësi dhe të bëjë publike bindjet e tij dhe të dhunohet për shkak të bindjeve të tij.

Askush nuk mund t'i nënshtrohet torturës, dënimit, trajtimit jonjerëzor, çnjerëzor dhe poshtërues. Ky është neni 25 i Kushtetutës.

Se normal, ju më pyesni mua, ndërkohë që duhet ta kishit lexuar ju Kushtetutën, ndërkohë duhet të ishte e kundërta, duhet të mbanim ne shënime, por kjo pyetje konfirmon edhe një herë se sa në përputhje me Kushtetutën është ky akt.

Pra, një zëvendësministër që s'ka lexuar Kushtetutën dhe që pyet komisionin, duhet ta dinte përmendësh, por keni ardhur të lexoni atë që ju kanë thënë. Por, në fakt, mirë që e bëni këtë pyetje për t'u treguar gjithë shqiptarëve nivelin dhe seriozitetin e kësaj nisme, që nuk është asgjë tjetër veçse një ligjërim i terrorit dhe dhunës shtetërore.

Ky akt shkel nenin 27 të Kushtetutës, pika 1. Askujt nuk mund t'i hiqet liria, përveçse në raste dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj, çka është shkelur. Një nen i cili dhunohet çdo ditë nga ata banditë me uniformë të paidentifikuar të Policisë së Shtetit. Ky akt shkel gjithashtu nenin 28 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kushdo të cilit i hiqet liria ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që e kupton për shkaqet e kësaj mase, si dhe akuzën që i bëhet. Mjafton të shihni denoncimet e studentëve e gjimnazistëve, të cilët rrëmbehen në rrugë, futen në komisariate dhe dalin prej aty o me sy të nxirë, o me kafka të thyera.

I njëjti nen i Kushtetutës i detyron që personi të cilit i hiqet liria duhet të njoftohet që nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin. Është pikërisht edhe ky nen që ka detyruar sot gjykatat që të gjitha arrestimet tuaja t'i shpallin të paligjshme, ose pjesën dërrmuese të tyre. Ky akt shkel gjithashtu nenin 32 të Kushtetutës. Askush nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetvetes apo familjes së vet dhe as të pohojë fajësinë e tij.

Çfarë ndodhi dy ditë më parë në Spitalin e Traumës në Tiranë? Punonjës pa uniformë të Policisë së Shtetit kishin marrë peng Enean, që tani është kthyer në simbol të dhunës, dhe e detyronin të ndryshonte dëshminë e tij, duke kërcënuar edhe anëtarët e familjes. Ky akt shkel gjithashtu nenin 36 të Kushtetutës. Liria dhe fshehtësia e korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit janë të garantuara. Ju me këtë akt kërkoni të survejoni llogaritë në rrjete sociale të gjithë të rinjve, përfshirë emailet. Keni filluar të kontrolloni telefonat, aq sa u detyruat të bënit atë urdhrin që ju lutem mos hapni më celularët e protestuesve.

Nuk kam parë ndonjë akt më skandaloz se ky.

Janë 13 nene të Kushtetutës.

Ky akt gjithashtu shkel nenin 44 të Kushtetutës, meqënëse nuk e keni lexuar Kushtetutën Z. Zv. Ministër, kushdo ka të drejtë të shdëntohet në përputhje me ligjin në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore.

A mund të më thoni kë keni zhdëmtuar ju për dhunën kriminale që keni ushtruar ndaj studentëve dhe ndaj gjimnazistëve?

Përkundrazi, sillni një akt që e  thelloni këtë dëm ndaj tyre.

Ky akt gjithashtu shkel nenin 47 të Kushtetutës.

-Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë si dhe pjesëmarrja në to është e garantuar.

Gjithashtu neni i 13-të që shkelni nga Kushtetuta është neni 54.

Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të vecantë nga shteti.

Tani a mund të më thoni për atë shtatzanen që u bë ikonë në rrjetet sociale, që e mbytët me gaz lotsjellës, cfarë mbrojtje i garanton ky projektligj.

Për të miturit që i keni arrestuar, i keni dhunuar, ju keni thyer këmbët, u keni nxjerrë sytë me plumba gome, i keni masakruar dhe të gjitha janë akte pa autor, sepse ju u cuditët kur unë gjatë pyetjeve të mia ju adresova  një rast konkret, por kemi parë dhe shohim cdo ditë në media se si, se në fakt banditin nga polici e dallon vetëm mjeti i identifikimit, Z. Zv. Ministër.

Se edhe polici edhe banditi mbajnë maskë.

Dhe banditi dhe polici mund të ushtrojnë dhunë, por dallimin mes tyre e bën dokumenti i identifikimit, madje nuk mjafton vetëm logoja e policisë së kemi parë që edhe me uniforma policie këtu kanë ndodhur akte nga më kriminalet.

Por dua t’ja u vë në dukje këtë element për të kujtuar se sot për të gjitha aktet e dhunës shtetërore nuk ka përgjegjës dhe kjo ndodh për shkak se ju dhunën kriminale në emër të gjoja ligjit dhe Kushtetutës, pra nuk mendoj se ka akt më skandaloz se sa të shkelen 13 nene të Kushtetutës se sa ky akt.

Është e paprecedentë në historinë e këtij Parlamenti, sepse mund të shkelësh një nen, dy. tre, pesë, por jo 13.

Lexoni Kushtetutën, se ju s’keni kohë, për të kuptuar se me cfarë akti skandaloz kemi të bëjmë, dhe mjaftonte vetëm ky fakt që kjo mbledhje të  nderpritej dhe që kryetari ta shpallte nul vijimin e diskutimit.

Por fakti që sot nuk kemi autorin, pra atë punonjës të policisë së shtetit që qëlloi me plumb gome në sy Erjon Vishkullin, se dakord që u kujdes Edi Rama që e coin ë Itali, por a mund të më thoni ju se kush e qëlloi në sy me plumb gome një djalë të ri?

Kush e dha urdhrin?

A është identifikuar ky punonjës I policisë së shtetit?

Kush ishte punonjësi që I thyeu këmbën një student?

Kush janë punonjësit e policisë së shtetit se ju thatë vërtet janë të maskuar, por janë punonjës të policisë  së shtetit.

Por a i keni identifikuar ju?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco