Raporti Global i Sigurisë 2026: Kosova ndër pesë vendet më të sigurta në Evropë
Kosova renditet ndër pesë vendet e para në Evropë për sigurinë dhe rendin publik, sipas raportit më të fundit Global Safety Report 2026, të publikuar nga organizata amerikane Gallup.
Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit (Law and Order Index), Kosova ka grumbulluar 90 pikë nga 100 të mundshme, duke u pozicionuar në vendin e 14-të në nivel global dhe të pestin në kontinentin evropian.
Në krye të renditjes evropiane qëndron Islanda me 93 pikë, e ndjekur nga Zvicra, Lituania dhe Norvegjia, të cilat kanë nga 91 pikë. Pas tyre renditet Kosova me 90 pikë, rezultat që e ndan me Danimarkën dhe Finlandën.
Sa i përket rajonit, Kosova ka rezultatin më të lartë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria renditet me 86 pikë, Mali i Zi me 84, Serbia me 82, Bosnja dhe Hercegovina me 79, ndërsa Maqedonia e Veriut me 78 pikë.
Lidhur me këtë vlerësim ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar këtë renditje si një lajm të mirë për Kosovën.
“Lajm i mirë për Kosovën! Siguria është gurthemeli i një shoqërie që përparon. Ajo forcon besimin publik, përmirëson cilësinë e jetës dhe krijon një mjedis në të cilin individët, komunitetet dhe bizneset mund të lulëzojnë”.
Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën, BE-ja: Detyrimet e Serbisë nuk ndryshojnë
Nuk u lejua takimi me të vëllanë, Daut Krasniqi tenton të shohë Jakupin nga ballkoni i shtëpisë (VIDEO)
Kuvendi i Kosovës shpall masa emergjente për energjinë, do të jenë në fuqi për 60 ditë
- 13:39 Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor
- 13:25 Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për 190 mln dollarë
- 13:17 Shorti i Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën, Anglia sfidon Norvegjinë në çerekfinale
- 13:12 Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën, BE-ja: Detyrimet e Serbisë nuk ndryshojnë
- 13:11 Banorët u ankuan për zhurmat në lokalin te “Komuna e Parisit”, policia procedon 2 administratorët
- 13:04 Nuk u lejua takimi me të vëllanë, Daut Krasniqi tenton të shohë Jakupin nga ballkoni i shtëpisë (VIDEO)