Brajan Gruda po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen në futbollin europian. Paraqitjet pozitive me fanellën e Leipzigut kanë rritur ndjeshëm vlerësimin për 22-vjeçarin, ndërsa drejtuesit e klubit gjerman duket se kanë vendosur edhe çmimin për largimin e tij.
Mesfushori, i cili është aktualisht i huazuar nga Brighton, ka bindur me paraqitjet e tij dhe Leipzig ka vendosur të aktivizojë opsionin e blerjes për shumën prej 30 milionë eurosh.
Por planet e klubit gjerman nuk përfundojnë këtu. Sipas informacioneve të publikuara, Leipzig kërkon të paktën 100 milionë euro për të lejuar largimin e futbollistit shqiptar gjatë merkatos së verës së ardhshme.
Interesimi për Grudën është shtuar ndjeshëm, me emra të mëdhenj si Bayern Munich, Liverpool dhe Chelsea që përmenden mes klubeve të interesuara për shërbimet e tij. Megjithatë, për të siguruar firmën e talentit 22-vjeçar, këto skuadra duhet të përgatiten për një investim të konsiderueshëm.
Edhe statistikat flasin në favor të futbollistit shqiptar. Në 13 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, Gruda ka realizuar dy gola dhe ka dhënë pesë asistime. Ai ka spikatur gjithashtu me përfaqësuesen gjermane, ku në dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve ka regjistruar dy gola dhe dy asistime.
