Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, këtë të premte ka ushtruar një kontroll të befasishëm në qelinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit publikoi një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për qarkun e Fierit, ish-zv/kryeministren Belinda Balluku. Gjatë kontrollit në qelinë e Erion Veliajt nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm. Pas këtij veprimi, kryebashkiaku ka reaguar me një mesazh, duke deklaruar: “Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot”.