Këlliçi: Opozita drejt një kandidature të përbashkët për Tiranën, hapet gara për emrat më të mirë

Këlliçi: Opozita drejt një kandidature të përbashkët për Tiranën, hapet gara për emrat më të mirë

12:49, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Procesi për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe mundësia e një kandidature të përbashkët me partitë e tjera opozitare u diskutuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, tha se deri më 30 nëntor Partia Demokratike do të vijojë mbledhjen e emrave për çdo bashki, ndërsa më pas pritet të zhvillohet një tryezë e përbashkët për të diskutuar kandidaturat. 

Ai e cilësoi Florian Binajn një kandidat të mirë, por tha se ai është nxituar duke u vetëshpallur kandidat pa marrë më parë konsensusin e opozitës.

Rakipi: Si e kuptoni ju bashkimin me partitë e tjera opozitare? Një kandidat që e nxirrni të gjithë bashkë, apo nxirrni ju një kandidat dhe e mbështesin të tjerët?

Këlliçi: Deri në datën 30 nëntor kemi një proces ku po marrim emra për çdo bashki. Doktor Alimehmeti është një kandidaturë e mirë për Tiranën, por mund të vijë kandidaturë edhe nga një sipërmarrës, sportist… Deri në datën 30 jemi në këtë proces. Pas datës 30 do të ishte e udhës të gjendej një tryezë ku të ulemi dhe të hedhim të gjitha kandidaturat.

Rakipi: Emrat janë Alimehmeti dhe Florian Binaj. PD-ja mbështet Binajn apo Alimehmetin?

Këlliçi: Binaj është një kandidat shumë i mirë. Por i vetmi gabim që ka bërë Binaj është që është vetëshpallur kandidat. S’mund të thuash: “Unë do të kandidoj”. Hajde, ulu në tavolinë dhe shohim të gjithë kandidatët. Unë po them që është nxituar. Ai është në të drejtën e vet, por është nxituar, sepse duhet të marrësh konsensusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco