Friday / November 20 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Share Share Icon

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas.

Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, 4,3% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, popullsia më 1 janar 2026 zbriti në 2.335.930 banorë, me rënie 1,16% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Nga përllogaritjet mbi të dhënat e INSTAT, numri i ndërmarrjeve aktive për 1.000 banorë është rritur nga rreth 56 në 59 brenda një viti. Kjo do të thotë se në treg po operojnë gjithnjë e më shumë biznese në raport me popullsinë rezidente.

Vetëm gjatë vitit 2025 u regjistruan 18.297 ndërmarrje të reja, nga 15.970 në vitin 2024, me një rritje prej 14,6%. Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve aktive, rreth 85,9%, operojnë në sektorin e shërbimeve, përfshirë tregtinë, transportin, akomodimin dhe shërbimin ushqimor.

Për bizneset që mbështeten kryesisht te konsumi vendas, tkurrja e popullsisë mund të nënkuptojë më pak klientë potencialë dhe konkurrencë më të fortë. Megjithatë, ndikimi nuk është i njëjtë për të gjithë sektorët, pasi turizmi, eksportet dhe rritja e konsumit për frymë mund të kompensojnë pjesërisht humbjen e konsumatorëve rezidentë.

Rënia demografike ndikon gjithashtu në disponueshmërinë e fuqisë punëtore. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2025 migracioni neto ishte negativ me 28.531 persona, duke qenë faktori kryesor i tkurrjes së popullsisë./D.Hyka

 

Shqipëria, ecuria e numrit të bizneseve dhe popullsisë, 2024–2025

Treguesit20242025Ndryshimi
Ndërmarrje aktive132.172137.892+5.720
Ndryshimi i bizneseve+4,3%
Popullsia rezidente*2.363.3142.335.930-27.384
Ndryshimi i popullsisë-1,16%
Biznese për 1.000 banorë55,959,0+3,1

 

 

 

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Sejko me misionin e FMN: Pasiguritë e jashtme mund të sjellin goditje, duhen politika të kujdesshme

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Diego Cerdeiro, Shefi i Misionit për Shqipërinë, vizitoi Tiranën në datat 2 – 20 nën...

2 hours më parë 4 Min Lexim

Fermerët japin alarmin, vaji i ullirit mbetet stok, industrialistët propozojnë masat urgjente

Vaji i ullirit po mbetet stok në shtëpitë e fermerëve, pasi rënia e çmimit në rreth 300 lekë për litër, nën koston e prodhimit ka bllokuar grumbull...

2 hours më parë 8 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!