Vllaznia do përpiqet të vijojë serine e rezultateve positive. Shkodranët kanë shfaqur progress të vazhdueshëm, që kur në pankinë është ulut një trajner me shumë eksperiencë, sikundër është Çaba Laszlo. Por të shtunën  në kryeqytet ata duhet të sfidojnë Partizanin, skuadrën që nodhet në vendin e fundit e që është e etur për pike. Një ditë para kësaj përballje, vetë Laszlo foli për vështirësinë e këtij takimi, si dhe për objektivat e klubit shkodran:

“Vllaznia është një emër i madh. Nuk mendoj se kemi për të fshehur diçka. Ne përgatitemi si për çdo ndeshje. Nuk shohim për emra, por cilësinë që ka ekipi. Superiorja është mjaft konkurruese për një arsye, pasi ekipet janë mjaft afër njëri tjetrit sa i përket kualitetit. Çdo ndeshje duhet dhënë 100%. E dimë se do të jetë e vështirë. Jo vetëm se do luajmë jashtë, por na duhen 3 pikë. Do provojmë që të bëjmë më të mirën në lojë. Gjithmonë e përgatis ekipin për të fituar. Çfarë ndodh në 90 minuta, akoma nuk  e di”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb