Reklamë

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Prej 10 ditësh, banorët e një zone në Ksamil po përballen me një rrjedhje të vazhdueshme uji në rrugë, si pasojë e dëmtimit të një tubacioni. Pavarësisht se problemi është raportuar pranë Ujësjellësit, sipas banorëve, deri më tani nuk është ndërhyrë për riparimin e tij.

“Kemi 10 ditë me këtë gjendje. Kemi njoftuar Ujësjellësin për problemin dhe na thanë: Ikni, kapni privatin që çau tubin”, shkruajnë banorët në mesazhin e tyre.

Sipas asaj që u është komunikuar banorëve, tubacioni është dëmtuar nga një subjekt privat. Megjithatë, ata shprehen të pakënaqur me përgjigjen e marrë, pasi problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur dhe uji vijon të rrjedhë në rrugë.

Nga fotografitë e dërguara në Saranda Web duket qartë se rrjedhja ka krijuar pellgje në disa pjesë të rrugës, ndërsa sipërfaqja përreth vendit të dëmtimit paraqitet në gjendje të rënduar.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për riparimin e tubacionit dhe ndalimin e rrjedhjes së ujit. Ata theksojnë se nuk mund të jenë vetë qytetarët përgjegjës për të gjetur subjektin që ka shkaktuar dëmtimin dhe për të zgjidhur një problem që lidhet me rrjetin e ujësjellësit.

Përtej përgjegjësisë për dëmtimin e tubacionit, shqetësimi kryesor mbetet fakti që prej 10 ditësh uji vazhdon të rrjedhë pa ndërprerje, ndërsa banorët presin një zgjidhje. Saranda Web

Reklamë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47
Shalës, banorët ankohen për rrugën e dëmtuar: Bashkia Konispol prej vitesh bën vetëm premtime

Shalës, banorët ankohen për rrugën e dëmtuar: Bashkia Konispol prej vitesh bën vetëm premtime

19 Nëntor 2026 21:25
Ndahet papritur nga jeta këngëtari i polifonisë shqiptare Elton Zholi

Ndahet papritur nga jeta këngëtari i polifonisë shqiptare Elton Zholi

19 Nëntor 2026 08:33
Prokurori i Sarandës Edison Ademi fiton në Strasburg, vendimi i Gjykatës: U shkarkua padrejtësisht

Prokurori i Sarandës Edison Ademi fiton në Strasburg, vendimi i Gjykatës: U shkarkua padrejtësisht

18 Nëntor 2026 18:02
Flamurtari dhe Butrinti përballen sot në Kupë, sarandiotët synojnë surprizën

Flamurtari dhe Butrinti përballen sot në Kupë, sarandiotët synojnë surprizën

18 Nëntor 2026 09:54