Dy operacione policore në Durrës, tre persona në pranga për grabitje dhe trafik narkotikësh
Policia e Durrësit ka finalizuar dy operacione të koduara “Reagimi” dhe “Yellow Line”, në kuadër të të cilave janë arrestuar tre persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Operacioni i parë, i koduar “Reagimi”, u zhvillua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet “Shqiponja”.
Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe kontrolleve në terren, u bë e mundur kapja e 34-vjeçarit me inicialet Xh. S., i cili dyshohet se mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 14 në Durrës, ka kërcënuar me një mjet prerës një 30-vjeçar, taksist, dhe i ka marrë celularin, një shumë parash dhe çelësin e automjetit.
Ndërkohë, operacioni i dytë, i koduar “Yellow Line”, u finalizua në Portin e Durrësit nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe autoritetet doganore.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë dy të rinj, D. Z., 27 vjeç, dhe E. K., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit të një furgoni, me drejtues 27-vjeçarin dhe pasagjer 24-vjeçarin, policia gjeti një sasi të konsiderueshme farash të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët e gjetura, automjeti dhe dy telefona celularë.
Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Begaj në konferencën e DECI: Siguria nuk mund të garantohet e vetme, Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimit rajonal
Goditje të fortë të krimit të organizuar, policia shqiptare marrëveshje me atë britanike
Banorët u ankuan për zhurmat në lokalin te “Komuna e Parisit”, policia procedon 2 administratorët
- 14:42 Begaj në konferencën e DECI: Siguria nuk mund të garantohet e vetme, Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimit rajonal
- 14:41 TikTok prezanton funksionin e ri kundër deepfake-ve, përdoruesit do të njoftohen kur IA përdor imazhin e tyre
- 14:38 Kosova nis shembje të reja në Ujman, Serbia kundërshton
- 14:29 Raportuesja Speciale e OKB-së ndjek debatin për Ligjin e Speciales, tregon se si e gjykon Bashkimi Evropian
- 14:04 Goditje të fortë të krimit të organizuar, policia shqiptare marrëveshje me atë britanike
- 13:50 Francë, dyshime për përdhunim në grup, aktori Gérard Depardieu dhe shkrimtari Michel Houellebecq nën hetim