41-vjeçari Miklovan Arapi ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Gjykata e Apelit të Romës e ka dënuar Arapin me 6 vite burg për veprat penale "Vjedhja me armë", "Vjedhja e rëndë" dhe "Kanosja".

“U kap në Tiranë, shtetasi M. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, pasi Gjykata e Apelit të Romës, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprat penale 'Vjedhja me armë', 'Vjedhja e rëndë' dhe 'Kanosja'", thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë vijojnë procedurat mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane për të bërë të mundur ekstradimin e Arapit drejt Italisë, ku edhe do të duhet të vuajë dënimin.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë