Erion Veliaj iu drejtua Belinda Ballukut për të zgjidhur hallin që ka me këmbën, ku sipas rekomandimit të mjekëve të Spitalit Memorial të Fierit nevojitet ndërhyrje kirurgjikale. Përmes një letre publike, kryebashkiaku i Tiranës ironizon mes rreshtave, duke komentuar edhe perceptimet publike se vendimmarrja për transferimin e tij nga Durrësi në Fier është bërë nga ish zëvendëskryeministrja.