Një taksist 30-vjeçar është grabitur nën kërcënimin e një mjeti prerës mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 14 të Durrësit. Autori i dyshuar i ka marrë paratë, celularin dhe çelësin e makinës, ndërsa është kapur më pas nga policia.
I dyshuar për grabitjen është 34-vjeçari Xh. S i cili u kap nga policia e Durrësit në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar “Reagimi”.
"Nga strukturat e DVP Durrës u finalizua operacioni policor i koduar “Reagimi”. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe i kontrollit të imtësishëm të territorit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Shqiponjat u kap në kohë rekord shtetasi Xh. S., 34 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 14, Durrës, kërcënoi me mjet prerës shtetasin A. Q., 30 vjeç, taksist, dhe i mori celularin, një shumë parash dhe çelësin e automjetit" thuhet në njoftimin e policisë.








Komente
Komento