Andi Hadroj: Vllaznia është një klub i madh, ndaj Partizanit shpresoj të bëj debutim me gol

Nesër në orën 18:30, Vllaznia do të përballet me Partizanin në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të javës së 12-të të Abissnet Superiore. Për këtë takim ka folur për mediat Andi Hadroj, një ish-futbollist i Partizanit, i cili fitoi kampionatin me “Demat e Kuq” në sezonin 2022-2023 dhe tani është pjesë e Vllaznisë.

I pyetur për peshën e klubit të Vllaznisë, Hadroj u shpreh se bëhet fjalë për një emër dhe klub të madh. Ai tha se kishte një dëshirë të madhe për të ardhur te Shkodra, pasi kishte luajtur aty në moshë të vogël, ndodhet afër familjes dhe e njeh ambientin. “Shokët janë shumë të mirë, klub i madh, pse jo”, shtoi ai.

Të lidhura

None found

Sipas tij, shumicën e lojtarëve i njeh, pasi në Superligë futbollistët njihen me njëri-tjetrin. Ai përmendi se ka pasur në ekip Mehmetin, Markun, Bekimin, Mustën dhe Bardhin, ndërsa Gurishtën e ka njohur, si dhe shumë lojtarë të tjerë.

Hadroj rrëfeu se tani e ka marrë veten pas një periudhe pak të vështirë, kur kontrata iu mbyll me vonesë dhe ekipet ishin formuar tashmë. “Falënderoj Vllazninë për mundësinë që më ka dhënë”, tha ai.

Kur u pyet nëse do të luajë ndaj Partizanit, ai u përgjigj se këtë e di vetëm trajneri dhe se ai personalisht nuk e di. Theksoi se e rëndësishme është që skuadra të fitojë, të paraqitet mirë dhe t’u shkojë sa më mbarë.

Për debutimin ndaj ish-skuadrës, Hadroj tha se është një ndjesi e veçantë, sepse ka kaluar katër vite atje. Ai shtoi se nuk është e lehtë, por tani janë futbollistë profesionistë dhe kur ndërron ekip duhet të përballesh me ekipe ku ke luajtur më parë, por jeta vazhdon.

Në lidhje me pozicionin e Vllaznisë në fund të tabelës, ai u shpreh se në futboll mund të ketë shumë arsye dhe se nuk është diçka që mund të pritet si me thikë. Sipas tij, mund të investosh shumë para dhe përsëri të mos kesh rezultate, ndoshta për shkak të skemave ose koordinimit të lojtarëve, por kjo ka pak rëndësi.

Ai shtoi se që nga dita e parë ka parë një harmoni shumë të mirë në ekip, gjë që e ka befasuar, sepse nuk e priste nga një skuadër e renditur poshtë. Ai i përshkroi shokët si shumë të sjellshëm dhe të lidhur me njëri-tjetrin, dhe beson se do të arrihet një rezultat shumë pozitiv.

Kur u pyet për mundësinë për të shënuar gol kundër Partizanit, ai u përgjigj me shprehjen “Ishalla, ta bëjmë sefte”, duke shpresuar për golin e parë me fanellën e re.


Shtuar më 20.11.2026 15:03

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş