Bota

Formula 1 dhe Nike zyrtarizojnë një partneritet shumëvjeçar, debutimi do të jetë që në Las Vegas

Nike dhe Formula 1 nënshkruan një partneritet global afatgjatë që bashkon veshjet sportive, inovacionin teknologjik dhe eksperiencën dedikuar tifozëve gjatë fundjavave të garave.

Hapi i parë do të bëhet në Las Vegas me prezantimin e një koleksioni ìnë edicion të limituar, ndërsa marrëveshja do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni 2027.

Gjiganti amerikan i veshjeve sportive, jo vetëm që do të prezantojë linjat e reja të këpucëve, veshjeve dhe aksesorëve për të apasionuar, por do të jetë zyrtarisht dhe furnizuesi zyrtar i veshjeve të të gjithë personelit të Formula 1 në eventet në mbarë botën duke zgjeruar në të njëjtën kohë edhe ofertën e argëtimit si në pistë ashtu edhe jashtë saj.

Përveç aspektit të stilit dhe atij komercial, bashkëpunimi me F1 dhe Nike do të përfshijë edhe një impenjim të fortë sportiv e gjithëpërfshirës përmes mbështetjes direkte të F1 ACADEMY; Nike në fakt do të punojë ngushtë me pilotet e reja për të zhvilluar produkte me performancë të lartë të bazuar te nevojat e tyre konkrete teknike duke kontribuar në promovimin dhe rritjen e sportit femëror në kuadër të zhvillimeve të mëtejshme të marrëveshjes të parashikuara nga viti 2027 e më tutje

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.