Megatek hap sezonin e “Fshatit Festiv”, mijëra produkte dhe oferta për të gjithë klientët
Me qindra mijëra produkte nga e gjithë bota! Unike, të veçanta dhe me superçmime që të ftojnë të festosh! Megatek hap zyrtarisht sezonin më të bukur të vitit të ri me Fshatin Festiv 2027.
Një botë plot ngjyra, drita dhe ide kreative, ku çdo vizitor mund të gjejë gjithçka për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në shtëpinë apo në biznesin e tij.
Fshati Festiv është kthyer tashmë në një traditë të dashur, ku çdo vit sjellim emocione të reja, atmosferën e ngrohtë dhe magjinë e festave për familjet dhe bizneset shqiptare.
“Edhe këtë vit, kemi përgatitur një koleksion të jashtëzakonshëm produktesh të përzgjedhura nga e gjithë bota, me dizajne ekskluzive, larmi të pasur dhe çmime fantastike, për ta shndërruar çdo vizitë në një përvojë unike dhe plot frymëzim.”, tha Eldi Gjoka, drejtor hipermarketi.
Në këtë hapësirë plot shkëlqim dhe ngrohtësi, çdo ambient sjell një stil të veçantë festash, nga eleganca e Winter Ice dhe romantizmi i Christmas Beauty, te ngrohtësia e Country Joy, rehatia e Retro Club dhe magjia e Merry & Sweet.
Çdo produkt, nga bredhat natyralë që sapo kanë mbërritur në Megatek, ndriçimet moderne dhe mijëra dekorues plot ngjyra, janë zgjedhur me përkushtim nga arkitektët tanë.
Në Megatek gjeni gjithçka ju duhet për të krijuar një ambient të ngrohtë, plot dritë, shkëlqim, trend dhe buzëqeshje.
Frymëzohuni nga kompozimet e bukura dhe kthejeni shtëpinë apo ambientin tuaj të punës në një vend festiv. Magjia e festave fillon me detajet, ndaj Megatek ka menduar gjithçka për t’ua bërë zgjedhjet më të bukura, të thjeshta dhe të përballueshme për të gjithë.
Në çdo cep të Fshatit Festiv ndihet emocioni i fundvitit, gëzimi i fëmijëve, buzëqeshja e prindërve dhe fryma e bashkimit që sjellin festat.
Megatek i fton të gjithë të bëhen pjesë e kësaj magjie, sepse festat sapo kanë filluar!




