Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson.
Gjatë bisedës, një ndër temat kryesore ishte rruga e Kosovës drejt integrimit evropian.
Të lidhura
None found
Në komunikatën e lëshuar për media, theksohet se Shiroka Pula çmoi veçanërisht kontributin e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.
Ajo vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e përkrahjes suedeze për procesin e integrimit evropian si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Presidentja ngriti edhe nevojën e bashkëpunimit për fuqizimin e kapaciteteve në përballjen me kërcënimet hibride.
Një çështje tjetër e diskutuar ishte zgjerimi i mundësive për shkëmbime tregtare dhe investime suedeze në Kosovë.






