Berisha i del në mbrojtje Veliajt: Rama dhe Balluku po i rrezikojnë jetën, kërkohet ndërhyrje urgjente

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku se po pengojnë trajtimin e domosdoshëm mjekësor për Erion Veliajn, i cili ka pësuar frakturë në këmbë.

Në një reagim publik, Berisha e cilëson këtë qëndrim si çnjerëzor dhe i akuzon prokurorët e çështjes për heshtje. Ai u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, OKB-në dhe Kryqin e Kuq, që të ndërhyjnë pa vonesë për t’i garantuar Veliajt kujdesin e duhur mjekësor.

Të lidhura

None found

Sipas Berishës, avokati i të burgosurit Erion Veliaj dhe së fundmi edhe vetë Veliaj, përmes një letre drejtuar Belinda Ballukut – të cilën ai e quan “Lubi Balluku” – kanë denoncuar se ajo dhe Rama nuk po lejojnë ndërhyrjen e nevojshme për këmbën e thyer, si një formë ndëshkimi për shkak se Veliaj nuk pranoi t’ia dorëzonte Bashkinë e Tiranës “beniaminit të tyre”, Arbër Hajdari.

Berisha shprehet se me këtë sjellje ndaj një të burgosuri me frakturë të kërcirit, “dyshja famëzezë Lubi dhe Edvin Balluku” – ku ai e quan Belinda Ballukun “Lubia” dhe vëllain e saj Edvin Balluku “Palloshi i saj i gjatë” – po tregojnë se duan që Erion Veliaj të vdesë sa më shpejt. Ai e dënon me forcën më të madhe këtë qëndrim, të cilin e përshkruan si “të standardeve më të zeza, shtazore, të bastardëve të bllokmenëve hoxhistë”. Gjithashtu ai i akuzon prokurorët për një qëndrim absolutisht çnjerëzor, duke e quajtur heshtjen e tyre pjesë të një “krimi shtetëror”.

Në fund, Berisha u kërkon Komitetit Antitorturë, Komisionerëve për të Drejtat e Njeriut pranë KiE-së, OSBE-së, OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që të veprojnë urgjentisht për të siguruar trajtimin ligjor të Erion Veliajt, jetën e të cilit e konsideron në rrezik të lartë për shkak të asaj që ai i quan “dyshja shtazore Lubi dhe Edvin Balluku”.


Shtuar më 20.11.2026 16:19

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet