Prishtina pret Drenicën e zhytur në krizë, formacionet zyrtare

Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 17:00 në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar.
Kryeqytetasit vijnë në këtë sfidë pas tri fitoreve radhazi dhe synojnë ta vazhdojnë këtë ecuri pozitive të rezultateve.
Drenica në anën tjetër që nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, do të synojë ta befasojë liderin në shtëpinë e tyre.
Të dy trajnerët Orges Shehu dhe Gentjan Mezani kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Iljazi, Zguro, Zeqiri, Poçi, Llugiqi, Kryeziu, Diatta, Bytyqi, Saletic, Krasniqi, Selmani.
Drenica: Ymeri, Qaqi, Dervishaj, Hamiti, Limani, Gavazaj, Lushtaku, Zeka, Veliqi, Shillova, Idrizi.
Nga
Telegrafi
24 minuta më parë
Top Lajme
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate






































