Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar Edi Ramën për situatën ekonomike në vend dhe qëndrimin e tij ndaj protestave të cilat vijojnë prej 174 ditësh.
Salianji rendit një sërë problematikash që, sipas tij, tregojnë përkeqësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, duke nisur nga rritja e çmimit të energjisë, naftës dhe ujit, deri te shtimi i taksave, mbyllja e bizneseve dhe largimi i shqiptarëve nga vendi.
Ai ndalet veçanërisht te fakti se, sipas tij, 300 mijë shqiptarë nuk arrijnë të sigurojnë as një vakt në ditë, ndërsa akuzon Ramën se, në vend që të japë llogari për qeverisjen, u kërkon qytetarëve të shpjegojnë arsyet pse dalin në protestë.
Postimi
Kur nuk i kërkon llogari për rritjen e çmimit të energjisë, pasi premtoi se do ta ulte, për çmimin stratosferik të naftës, për rritjen e çmimit të ujit, kur ujë nuk ke, për 300 mijë shqiptarë që nuk arrijnë të sigurojnë as një vakt në ditë, për mbylljen e mijëra bizneseve, për rritjen e taksave në çdo kategori, për largimin dhe dëbimin e shqiptarëve si pasojë e keqqeverisjes…
Përfundon në absurditet, në vend që Rama të japë llogari për qeverisjen e tij, të kërkon llogari ty se pse proteston!
Dil në protestë! Protesto!














