Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026, pasuritë e konfiskuara në shërbim të komunitetit

    Nis inspektimi i digave dhe ujëmbledhësve në Tiranë, verifikohet siguria teknike e tyre

    Euroja zbret për herë të parë nën 90 lekë, niveli më i ulët historik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026, pasuritë e konfiskuara në shërbim të komunitetit
    Aktualitet

    AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026, pasuritë e konfiskuara në shërbim të komunitetit

    November 20, 2026

    Mbi 1 mijë përfitues dhe profesionistë të trajnuar, mbështetje për viktimat e trafikimit, të rinjtë në rrezik dhe kategoritë vulnerabël. Dy prona të sekuestruara u vunë në dispozicion për qëllime sociale.

    Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga veprimtaria kriminale janë kthyer në burim mbështetjeje për komunitetin. Gjatë vitit 2026, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka financuar 20 projekte sociale, të fokusuara te parandalimi i kriminalitetit, rehabilitimi i viktimave dhe riintegrimi i personave në nevojë.

    Sipas të dhënave të raportuara nga Agjencia, në këto iniciativa janë përfshirë 1,035 përfitues dhe profesionistë të trajnuar, ndërsa dy pasuri të paluajtshme janë vënë në funksion të projekteve me karakter social.

    Një pjesë e konsiderueshme e mbështetjes i është dedikuar fëmijëve dhe të rinjve. Konkretisht, 728 prej tyre janë përfshirë në programe edukimi, ndërgjegjësimi, zhvillimi dhe parandalimi të kriminalitetit.

    Vëmendje e veçantë u është kushtuar edhe kategorive të tjera vulnerabël. Të dhënat tregojnë se 217 persona në proces rehabilitimi dhe riintegrimi social kanë përfituar nga programet e mbështetura, ndërsa 136 viktima të trafikimit janë përfshirë në shërbime rehabilitimi dhe riintegrimi. Gjithashtu, 82 viktima të krimit kanë marrë asistencë përmes aktiviteteve dhe shërbimeve të dedikuara.

    Projektet kanë përfshirë edhe familjarët e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetet në kushte të vështira sociale.

    Paralelisht me mbështetjen e drejtpërdrejtë, 75 profesionistë janë trajnuar për të rritur kapacitetet e tyre në ofrimin e shërbimeve për grupet në nevojë.

    Nga rehabilitimi te formimi profesional dhe punësimi

    Përtej përfshirjes në projekte, programet e financuara nga AAPSK kanë prodhuar edhe rezultate në drejtim të rehabilitimit dhe integrimit ekonomik.

    Sipas raportimit, 325 persona kanë marrë shërbime të drejtpërdrejta, ndërsa 185 janë përfshirë në programe rehabilitimi dhe riintegrimi social.

    Në fokus ka qenë edhe aftësimi profesional, me 98 persona që kanë përfituar nga programe formimi dhe arsimimi, ndërsa nëntë prej tyre kanë marrë mbështetje konkrete për t’u orientuar drejt punësimit.

    Një tjetër shtyllë e rëndësishme e projekteve lidhet me mbrojtjen e grave, vajzave dhe fëmijëve viktima të trafikimit, përmes strehimit, asistencës psikologjike dhe ligjore, arsimimit dhe krijimit të mundësive për punësim.

    Ndërkohë, një pjesë e nismave synojnë rehabilitimin e të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin, duke lehtësuar rikthimin e tyre në shoqëri dhe duke parandaluar përsëritjen e veprave penale.

    Edukimi, arti, ndërgjegjësimi dhe përfshirja sociale janë përdorur gjithashtu si mjete për parandalimin e kriminalitetit dhe rehabilitimin e personave me histori varësie nga substancat.

    Dy prona të sekuestruara në funksion të projekteve sociale

    Një element tjetër i rëndësishëm i aktivitetit të AAPSK-së është ripërdorimi social i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

    Gjatë vitit 2026, dy pasuri të paluajtshme janë përdorur për qëllime sociale, duke synuar kthimin e aseteve të lidhura me veprimtarinë kriminale në burime konkrete për komunitetin.

    Përmes këtij mekanizmi, pasuritë nuk mbeten thjesht nën administrimin e shtetit, por vihen në funksion të rehabilitimit, mbështetjes dhe krijimit të mundësive të reja për qytetarët në nevojë.

    Projektet e financuara kanë pasur shtrirje në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, duke përfshirë bashkitë Tiranë, Kamëz, Elbasan, Vlorë, Selenicë dhe Sarandë, si dhe iniciativa me shtrirje kombëtare.

    Nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve, AAPSK synon që pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale të kthehen në një instrument mbështetjeje sociale, duke kontribuar në mbrojtjen e viktimave, parandalimin e kriminalitetit dhe riintegrimin e personave në shoqëri.

    AAPSK pasurite e sekuestruara
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026, pasuritë e konfiskuara në shërbim të komunitetit

    November 20, 2026

    Nis inspektimi i digave dhe ujëmbledhësve në Tiranë, verifikohet siguria teknike e tyre

    November 20, 2026

    Euroja zbret për herë të parë nën 90 lekë, niveli më i ulët historik

    November 20, 2026

    Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit

    November 20, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 20 nëntor 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.