Prodhuesit shqiptarë të vajit të ullirit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të qeverisë për të përballuar krizën e çmimeve, duke propozuar ndalimin e importit të vajit të ullirit deri në fund të muajit janar. Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë Shqiptarë propozon 7 masa për mbështetjen e prodhuesve vendas, mes tyre certifikimin e vajit të ullirit dhe detyrimin e bizneseve që kanë përfituar fonde publike për të blerë produktin shqiptar.