Salianji: 300 mijë shqiptarë s’sigurojnë dot as një vakt në ditë; Rama kërkon shpjegime për protestat, në vend që të japë llogari

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku kritikon kryeministrin Edi Rama për gjendjen ekonomike të vendit dhe për qëndrimin që mban ndaj protestave të cilat kanë mbushur 174 ditë.

Në postimin e tij, Salianji përmend një sërë problemesh që sipas tij tregojnë se kushtet e jetesës për qytetarët janë duke u përkeqësuar, duke filluar nga shtrenjtimi i energjisë, naftës dhe ujit, e deri te taksat më të larta, mbyllja e bizneseve dhe braktisja e vendit nga shqiptarët.

Të lidhura

None found

Ai thekson veçanërisht se 300 mijë shqiptarë nuk ia dalin të sigurojnë as edhe një vakt në ditë dhe e akuzon Ramën se, në vend që të japë llogari për qeverisjen, u kërkon njerëzve të shpjegojnë pse po protestojnë.

Sipas tij, nuk i kërkohet llogari Kryeministrit për rritjen e çmimit të energjisë, të cilën e kishte premtuar se do ta ulte, as për çmimet stratosferike të karburanteve, as për ujin e shtrenjtuar në kohën kur uji mungon, as për 300 mijë shqiptarë që s’kanë asnjë vakt në ditë, as për mijëra biznese të mbyllura, as për taksa të rritura në çdo kategori, as për largimin dhe dëbimin e shqiptarëve për shkak të keqqeverisjes.

Në këtë mënyrë, thekson Salianji, arrihet në absurditet: në vend që Rama të japë llogari për drejtimin e vendit, ai të kërkon llogari ty se pse del në protestë. “Dil në protestë! Protesto!” përfundon ai.


Shtuar më 20.11.2026 16:48

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet