Firmoset memorandumi mes Konjufcës e Hetemit për promovimin ndërkombëtar të krimeve të luftës në Kosovë

Sot, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, firmosën një Memorandum Mirëkuptimi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe paraqitjen në skenën ndërkombëtare të dokumentimit të krimeve të luftës.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Ministria dhe Instituti synojnë të koordinojnë përpjekjet për t’i bërë të njohura ndërkombëtarisht kërkimet, dëshmitë dhe publikimet që regjistrojnë krimet e kryera gjatë konfliktit.

Të lidhura

None found

Në këtë drejtim, rrjeti i misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës do të ndihmojë në shfaqjen e këtyre materialeve përpara opinionit botëror, si dhe në organizimin e ngjarjeve përkujtimore dhe intensifikimin e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare përkatëse.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se ky bashkëveprim ka si objektiv fuqizimin e diplomacisë publike të institucioneve të Kosovës në përballje me orvatjet për të mohuar apo zbutur krimet e Serbisë gjatë luftës.

Po ashtu, Ministria ritheksoi përkushtimin që e vërteta historike për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës dhe krimet e luftës të shpërndahet sa më gjerësisht në arenën ndërkombëtare, në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit të viktimave.


Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet