Friday, November 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Subvencionet për 48 mijë fermerë: Skema kombëtare, 34 mijë marrin këstin e parë, pagesat deri 31 dhjetor

timoni.al by timoni.al
November 20, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Subvencionet për 48 mijë fermerë: Skema kombëtare, 34 mijë marrin këstin e parë, pagesat deri 31 dhjetor
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fermerët kanë nisur prej më shumë se një muaji të marrin subvencionet e skemës kombëtare, me një fond prej 5.2 miliardë lekësh për vitin në vijim. Pagesat kryhen në dy këste; deri tani rreth 70% e fermerëve fitues kanë marrë këstin e parë prej 50% të mbështetjes. Sipas zv.ministrit të Bujqësisë, Fatmir Guri, numri i përgjithshëm i fermerëve është 48 mijë, ndërsa 34 mijë prej tyre kanë përfituar këstin e parë. Procesi i shpërndarjes së fondeve po vijon gradualisht për t’i dhënë mundësi edhe fermerëve të tjerë të marrin mbështetjen e parashikuar.

Fermerët që kërkuan mbështetje për skemën e financimit ende nuk janë disbursuar, pasi shqyrtimi i dosjeve kërkon më shumë kohë se pagesat direkte. Siç shpjegon Guri, “sistemi nuk mundëson kalimin e drejtpërdrejtë të pagesave, por kërkon fillimisht analizimin dhe verifikimin e dosjeve, është e nevojshme të presim për përfundimin e këtij procesi”. Ai thekson se kjo vonesë nuk do të nënkuptojë që ministria e Bujqësisë dhe agjencia e pagesave të nisin vitin e ri me borxhe dhe synimi është që “deri më 31 dhjetor të kemi përmbyllur në masën më të plotë të mundshme procesin e pagesave në llogaritë bankare të fermerëve”.

Sektori me numrin më të lartë të aplikimeve këtë vit është zëri i blegtorisë, pasi ministria vendosi kritere të reja edhe për fermerët e vegjël. Fondi i dedikuar për skemën blegtorale arrin rreth 4 miliardë lekë, çka bën që më shumë se gjysma e mbështetjes financiare të shkojë për blegtorët, sipas deklaratave të ministrisë.

Heqja e naftës falas për bujqësinë bëri që skema kombëtare për 2026 të pritej me debate; ministri i Bujqësisë tha se ky ndryshim erdhi pas 27 dëgjesave me njerëzit e tokës në të gjithë vendin. Fermerët kanë shprehur shqetësim se ndërprerja e mbështetjes me naftë falas ka sjellë çmime më të larta për fruta dhe perime në treg.

Previous Post

Vendimi: Kryebashkiaku Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor; Drejtoria e Burgjeve: ndërhyrja nuk është urgjente

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al