Durmishi: Paga minimale vitin e ardhshëm mund të rritet 7 deri në 8 për qind

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se paga minimale në muajin mars të vitit të ardhshëm mund të shënojë një rritje prej rreth 7 deri në 8 për qind. Megjithatë, ai sqaroi se përqindja përfundimtare do të përcaktohet në bazë të kostos së jetesës dhe ecurisë së pagës mesatare në rang shtetëror, ndërsa harmonizimi do të realizohet sipas formulës së rënë dakord ndërmjet Qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave.

Durmishi theksoi se duke pasur parasysh rritjen vjetore prej 3.5 për qind të pagës minimale në dy vitet e fundit, vlerësimi paraprak flet për një rritje prej 7 deri në 8 për qind edhe vitin e ardhshëm. Ai shtoi se së bashku me kontributet, rritja e përgjithshme e pagës minimale mund të arrijë rreth 3000 denarë, por nuk dha shifra definitive, duke theksuar se duhet të mbyllet viti kalendarik dhe të analizohen kostoja e jetesës si dhe paga mesatare neto e vitit paraprak për të nxjerrë numrin e saktë.

Të lidhura

None found

Lidhur me kërkesat e sindikatave për një rritje më të madhe të pagës minimale, Durmishi shprehu kundërshtinë e tij. Ai paralajmëroi se çdo rritje që del jashtë formulës së dakorduar dhe nuk mbështetet në treguesit ekonomikë e produktivitetin, mund të provokojë krizë inflatore dhe të dëmtojë fuqinë blerëse të qytetarëve.

Duke iu referuar normës aktuale të inflacionit prej 3.3 për qind, e cila reflekton koston e jetesës, Durmishi vuri në dukje se vitin e ardhshëm do të ketë rritje të pagës minimale. Ai theksoi se sindikatat kërkojnë një rritje më të lartë se ajo e parashikuar nga formula që ata vetë e kanë pranuar, por shtoi se një rritje e tillë pa u mbështetur në parametrat ekonomikë dhe produktivitetin do të çonte në krizë inflatore dhe në nevojën për më shumë punë për ta menaxhuar situatën, duke dëmtuar kështu edhe vetë fuqinë blerëse.


Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet