Çitaku në mbledhjen e PDK: Javën e ardhshme prezantojmë frytet e para të punës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

20 Nëntor 2026 | 17:37

Partia Demokratike e Kosovës mbajti sot një takim të përbashkët të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe kryetarëve të degëve. Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, i njoftoi të pranishmit për zhvillimet e fundit dhe hapat e radhës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë.

Çitaku bëri të ditur se javën e ardhshme pritet të prezantohen frytet e para të punës intensive për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë – strategjia shtetërore për mbrojtjen në apel dhe iniciativa e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Sipas dakordimeve të arritura, kjo iniciativë do të mbështetet në tekstin që Kuvendi miratoi në tetor dhe do të përfshijë kontributet e PDK-së, të ekspertëve dhe të grupit punues.

Çitaku vlerësoi se uniteti i të gjitha partive parlamentare shqiptare në mbrojtje të luftës së popullit të Kosovës për liri dhe të çlirimtarëve në Hagë ka peshë historike. Ajo falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin me të cilin e kanë mbështetur këtë çështje si kauzë kombëtare.

Çitaku, riafirmoi se mbrojtja e çlirimtarëve në apel është prioritet absolut i PDK-së. PDK do të angazhohet deri në fund që çlirimtarët të kenë mbështetjen e shtetit në çdo nivel, me mobilizimin e të gjitha kapaciteteve institucionale dhe me fonde të mjaftueshme për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm, me një qëllim të vetëm: rrëzimit të aktgjykimit të shkallës së parë dhe fitores së çlirimtarëve në apel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit Triumf Riza, 18 vite burgim për Ilir dhe Rrahim Abdullahi

Ilir dhe Rrahim Abdullahi janë dënuar të premten me nga 18 vjet burgim për vrasjen e policit Triumf Riza. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore...
15:12 | 20/11/2026

Raportuesja Speciale e OKB-së ndjek debatin për Ligjin e Speciales, tregon se si e gjykon Bashkimi Evropian

Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për pavarësinë e gjyqtarëve dhe avokatëve, Margaret Satterthwaite, ka shkruar në profilin e saj zyrtar në “X” duke thënë...
14:29 | 20/11/2026

Raporti Global i Sigurisë 2026: Kosova ndër pesë vendet më të sigurta në Evropë

Kosova renditet ndër pesë vendet e para në Evropë për sigurinë dhe rendin publik, sipas raportit më të fundit Global Safety Report 2026, të publikuar...
13:41 | 20/11/2026